Njoftime

NJOFTIM PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR REGJISTRIM NË PROVIMIN E SHTETIT SEZONI XXVI

Njoftohen kandidatët farmacistë, se aplikimet për tu regjistruar për provimin e shtetit do të kryhen online përgjatë periudhës 16 – 23 Dhjetor 2024, duke përdorur shërbimin “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania.

Gjatë aplikimit online, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:

  • Diplomën Universitare
  • Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale.
  • Dokumentacion të lëshuar nga Arkiva (Për të diplomuarit në universitetet e mbyllura).
  • Vetëm pas njoftimit të pranimit nga Urdhri i Farmacistëve, kandidatët duhet të ngarkojnë faturën e pagesës së kryer për llogari të QSHA-së, e cila duhet të ngarkohet në sistem në fushën që shfaqet pas vendosjes së kodit të gjurmimit dhe kodit të sigurisë, menjëherë nga njoftimi i pranimit nga Urdhri i Farmacistëve (jo më vonë se 72 orë).

Kandidatët që regjistrohen për herë të parë duhet të dorëzojnë fizikisht më datë 19.12.2024 tek zyrat e Urdhrit dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kërkesë (Kliko këtu)
  • Fotokopje të noterizuar të diplomës
  • Fotokopje të dëshmisë së praktikës
  • Dokumentacion të lëshuar nga Arkiva (Për të diplomuarit në universitetet e mbyllura).
  • Fotokopje të ID

Për informacione më të detajuara, lutemi të ndiqni njoftimin në faqen zyrtare të QSHA: Kliko këtu .

16

DHjetor 2024
Digital Agency Albaniareal estate saranda