Sektori i mbikqyrjes profesionale është një strukturë e cila funksionon nga viti 2012 dhe është një ndër hallkat me të cilat UFSH përmbush misionin e tij të përcaktuar në Ligjin Nr. 9150, datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë”, nenit 2, neni 3 , neni 15, Kodit Deontologjik Farmaceutik si dhe Statutit të Urdhrit. Ky sektor ka për qëllim ti garantojë farmacistit dhe qytetarit ushtrimin e profesionit sipas kërkesave shkencore, normave të etikës mjekësore e të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare dhe mbrojtjen e tyre nga kequshtrimet profesionale dhe shkeljet e normave të detyrueshme.
Për funksionimin e sektorit të mbikqyrjes profesionale është miratuar rregullorja përkatëse që përcakton rregullat dhe standartet e mbikqyrjes profesionale nga ana e grupeve të mbikqyrjes të ngritura nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë.
Për realizimin me sukses të misionit që ka ky sektor, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkon bashkëpunimin e të gjithë farmacistëve dhe të qytetarëve për evidentimin dhe denoncimin e cdo fenomeni që dëmton profesionin dhe vë në rrezik shendetin e popullatës.
Për realizimin e këtij misioni Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë kërkon gjithashtu edhe reagimin e institucioneve kompetente shtetërore si Ministria e Shëndetësisë, QKKB, FSKDSH dhe Policia e Shtetit.
Aktiviteti i sektorit të mbikqyrjes profesionale për vitin 2014