NJOFTIM PËR PROVIMIN E CERTIFIKIMIT
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se në datën 20 Nëntor 2024 do të zhvillohen provimet për të profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë”.
Provimi i certifikimi do të organizohet në datë 20 Nëntor 2024, ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.
Regjistrimet për provim bëhen pranë ASCK-së (ish QKEV) duke paraqitur dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim
- Fotokopje të kartës së identitetit
- Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit
Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:
- Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) ose fotokopje të saj
- Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit
Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.
Informacione më të detajuara gjenden në linkun e mëposhtëm:
https://asck.gov.al/te-reja/