Njoftime

Njoftim ankandi shitje e makines Skoda Fabia

NJOFTIMI I ANKANDIT

1. Autoriteti shites: Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë
Adresa: rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tiranë, nr. tel +35542264980

2. Data e zhvillimit te ankandit: 21.11.2024, ora 11:00

3. Lloji i Procedurës së ankandit: Procedurë e hapur

4. Objekti i Shitjes: Shitje në ankand e makinës Skoda Fabia

5. Përshkrim i shkurtër i objektit të shitjes: Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka në pronësi automjetin Skoda Fabia. Me vendimin Nr. 5, datë 27.09.2024, Këshilli Kombëtar miratoi shitjen në ankand të automjetit. Automjeti është autoveturë e markës Skoda, tipi 5JFABIA, lloji Fabia, vit prodhimi 2015, ngjyrë e bardhë, numri i vendeve 5, kilometrazhi 130682 km, me benzinë, kambio manuale, vëllimi 999 cm3, fuqia 44 kw, gomat 175/70R 14.

6. Vlera fillestare: 346 500 lekë

7. Vendi i zhvillimit të ankandit: pranë zyrave të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tiranë

8. Afati i fundit kohor për dorëzimin e kërkesave për pjesëmarrje: 21.11.2024, ora 11:00

9. Informacion mbi dokumentet e ankandit:
Dokumentet e ankandit mund të tërhiqen pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ose mund të shkarkohen këtu.

Dokumentet standarde të ankandit përbëhen nga:

  • Formulari i njoftimit;
  • Kërkesa për pjesëmarrje;
  • Formulari i ofertës;
  • Ftesa për oferte;
  • Formulari i njoftimit te fituesit;
  • Formulari i publikimit te njoftimit te fituesit;
  • Procesverbali/et i/e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

10. Kërkesa për pjesëmarrje, dokumentet dhe informacionet e kërkuara dorëzohen nga kandidatet blerës në kopje fizike, me postë ose dorazi, në vendin e përcaktuar në dokumentet e ankandit.

7

Nentor 2024
Digital Agency Albaniareal estate saranda