Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth autoritetit Kuadri ligjor rregullator E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AP Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AP Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
Shërbimet që ofrohen nga AP Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AP Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AP Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AP

Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.

    Urdhri i Farmacisteve ka për mision ruajtjen dhe garantimin e nivelit të lartë të formimit dhe edukimit shkencor e profesional të farmacistëve, ushtrimin e profesionit, sipas kërkesave shkencore, normave të etikës mjekësore e të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare dhe mbrojtjen e pacientëve e të konsumatorëve nga keq ushtrimet profesionale dhe shkeljet e normave të detyrueshme.

    Në përmbushje te këtij misioni, Urdhri i Farmacistëve:

      a) bën regjistrimin e farmacistëve në një regjistër të veçantë;
      b) mbikëqyr zbatimin e detyrave profesionale, në përputhje me kërkesat e shkencave farmaceutike dhe të legjislacionit farmaceutik;
      c) bashkëpunon me institucionet arsimore e shkencore për hartimin dhe planifikimin e programeve të formimit shkencor, të specializimit pasuniversitar dhe të kualifikimit të vazhdueshëm të farmacistëve;
      ç) mbikëqyr zbatimin e kërkesave të Kodit të Deontologjisë Farmaceutike Shqiptare, në mbrojtje të interesave të pacientëve dhe të konsumatorëve;
      d) jep dhe heq të drejtën vetjake për ushtrimin e këtij profesioni.

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

Tarifat e dokumentave që lëshohen nga Urdhri i Farmacistëve si dhe kuotizacioni mujor i anëtarësisë së Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.

  • Tarifa e regjistrimit – 1 500 lekë;
  • Leja e ushtrimit të profesionit  -  5 000 lekë;
  • Kuotizacioni mujor për farmacistin e punësuar  - 500 lekë;
  • Kuotizacioni mujor për drejtuesin teknik – 1 000 lekë;
  • Tarifa e ricertifikimit (1 herë në 5 vjet) – 5 000 lekë;
  • Riprintim certifikate – 1 000 lekë;
  • Tarifa për kryerjen e praktikës profesionale – 10 000 lekë;
  • Tarifa për ritestimin e praktikës profesionale – 10 000 lekë;
  • Certifikatë e sjeljes së mirë profesionale (vërtetim për jashtë shtetit) – 15 000 lekë.

Cdo pagese do te kryhet ne numrat e llogarive prane bankave si me poshte:
 
BKT: Nr. llog. 
4010 69623
IBAN: AL6820511014069623CLTJCLALLA
 
Credins: Nr. llog. 00000338610
 
Raiffeisen: Nr. Llog. 0100805804
IBAN: AL93202110130000000100805804

  • Nuk e disponojmë këtë lloj informacioni
  • Nuk e disponojmë këtë lloj informacioni

Shënim: AP vlerëson publikimin duke patur parasysh kërkesat që merr më shpesh.

Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (në vijim “AP”) duhet të publikojë Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”). AP duhet të publikoj informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale si dhe të rishikoj e përditësoj PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.

Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të A.P. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AP duhet të vlerësojë nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në programin e transparencës janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AP duhet të mbajnë parasysh interesin e publikut si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.

Digital Agency Albaniareal estate saranda