NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE SEZONI: JANAR – PRILL 2024
Regjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Janar – Prill 2024 do kryhen në datat 15 - 19 Janar 2024.
Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore, nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune (Një farmacist drejton vetëm një praktikant)
Orari i kryerjes së praktikës është 8:00 – 14:00
Praktikantët për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin personalisht, në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
- Kërkesë
- Vetëdeklarim
- Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale
- Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
- Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave;
- Fotokopje e kartes së identitetit;
- Raport mjeko-ligjor
- Tre (3) fotografi (3x3.5 cm);
- Mandat pagesën në shumën 10000 lekë, në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT.
Adresa: Rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al