NJOFTIM

Të nderuar kolegë

Ju rikujtojmë se afati i dorëzimit të dokumentave për ricertifikim është data 31 Korrik 2024.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se zyrat e UFSH-së do të jenë të mbyllura nga data 05.08.2024 deri më datë 31.08.2024.

Dokumentacioni i nevojshëm për ricertifikim e gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://www.ufsh.org.al/informations/njoftim-per-provimin-e-ricertifikimit

Faleminderit dhe pushime të mbara!



NJOFTIM PËR PROCESIN E RICERTIFIKIMIT

Njoftohen të gjithë kolegët që iu përfundon leja e ushtrimit të profesionit në datë 31.12.2024, dhe që kanë përmbushur numrin e detyrueshëm të krediteve, se duhet të kryejnë procedurat e ricertifikimit. Afati i dorëzimit të dokumentave fillon më datë 10 qershor 2024 dhe përfundon më datë 31 korrik 2024. Kolegët të cilët i nënshtrohen procesit të ricertifikimit sipas ciklit individual dhe që ju përfundon leja e ushtrimit të profesionit përpara datës 31.12.2024, duhet të dorëzojnë dokumentacionin për riçertifikim në periudhën 05 - 30 qershor 2024. Dokumentacioni i nevojshëm për ricertifikim është:
  • Formulari i ricertifikimit (shkarko këtu)
  • Fotokopjen e certifikates së regjistrimit të subjektit në QKB;
  • Fotokopjen e licensës së QKB-së (ish QKL);
  • Fotokopjen e kartës së identitetit;
  • Mandatin e pagesës së kuotizacioneve ndaj UFSH-së deri më 31.12.2024;
  • Mandatin e pagesës për rinovimin e Lejes së Ushtrimit të Profesionit me vlerë 5 000 lekë, bazuar në Vendimin nr.4, dt 03.12.2014 (shkarko këtu);
  • Raport mjeko – ligjor;
  • Deklarata e pronarit të subjektit farmaceutik, kur pronari nuk është farmacist (shkarko këtu);
  • dy fotografi (me veshje serioze) të përmasave 3x3.5 cm;
  • Anëtarët që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik duhet të dorëzojnë gjithashtu: - Vetëdeklarim për Drejtuesin Teknik, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar (shkarko këtu); - Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012), i shkarkuar nga e-Albania;
Aplikimet për ricertifikim do të dorëzohen pranë Presidentëve të Këshillave Rajonalë. Farmacistët që ushtrojnë profesionin në Rajonin e Tiranës, do aplikojnë pranë zyrave qëndrore të UFSH-së. * Aplikimet me mungesë dokumentacioni nuk do të pranohen. ** Kujtesë:
  • Drejtuesi teknik është përgjegjës për gjithë veprimtarinë profesionale dhe teknike që zhvillohet në subjektin farmaceutik për të cilin është certifikuar.
  • Drejtuesi teknik e ushtron profesionin me kohë të plotë dhe vetëm në subjektin farmaceutik për të cilin është certifikuar.
  • Subjekti farmaceutik ku drejtuesi teknik nuk është pronar, duhet që përveç drejtuesit teknik, të ketë të paktën edhe një farmacist të punësuar.
  • Individët që ushtrojnë profesionin e farmacistit, nuk duhet të jenë anëtarë të urdhrave të tjerë profesionalë të shëndetësisë.
PROGRAMI I KONFERENCËS MBARËNDËRKOMBËTARE FARMACEUTIKE VII “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”

Të nderuar kolegë!

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës organizon në datat 12 dhe 13 prill 2024, në ambientet e Hotel Tirana International Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike VII “Së Bashku për Farmaceutikën”.

Njoftohen kolegët farmacistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, si dhe ndihmës farmacistët që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë, se regjistrimet do të kryhen VETEM nëpërmjet link-eve të mëposhtëm:

Për farmacistët anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë

Për farmacistët anëtarë të Odave të Farmacistëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi

Në traditë të organizimit të Konferencës më datë 12 prill do organizohet Darka Gala, pjesëmarrja në të cilën duhet konfirmuar.
Konferenca është në proces akreditimi për 12 kredite.

Tarifat e regjistrimit janë si më poshtë:
Për kolegët që do të regjistrohen deri në datë 10 Mars 2024:
Pjesëmarrja vetëm në Konferencë – 5000 Lekë (50 Euro)
Pjesëmarrja në Konferencë dhe në Darkën Gala – 8000 Lekë (80 Euro)

Për kolegët që do të regjistrohen pas datës 10 Mars 2024:
Pjesëmarrja vetëm në Konferencë – 6000 Lekë (60 Euro)
Pjesëmarrja në Konferencë dhe në Darkën Gala – 9000 Lekë (90 Euro)

Pagesa në LEKË do të kryhet në një nga numrat e llogarive si mëposhtë:
BKT: Nr. llog. 4010 69623 - IBAN: AL6820511014069623CLTJCLALLA
Credins: Nr. llog. 00000338610
Raiffeisen: Nr. Llog. 0100805804 - IBAN: AL93202110130000000100805804

Pagesa në EURO, do të kryhet në numrin e llogarisë në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT)
ACCNO: 401069623CLTJCFEURAS
IBAN: AL 3520511014069623CLTJCFEURA
KODI SWIFT: NCBAALTX

SHËNIM: Në lidhje me programin si dhe detaje të tjera rreth Konferencës, do ju informojmë në vijimësi nëpërmjet faqes zyrtare www.ufsh.org.al, si dhe nga rrjeti social facebook.
Të nderuar kolegë!

Ju bëjmë me dije se cikli i tretë i ricertifikimit , bazuar në vlefshërinë e certifikatës së ushtrimit të profesionit të lëshuar nga UFSH është 01.01.2020 deri më 31.12.2024.

Numri total i krediteve të detyrueshme për 5 vite (01.01.2020 – 31.12.2024) është 75 kredite, ndërsa numri minimal i detyrueshëm i krediteve që duhet të plotësohen për një vit është 5.

Shembull: (kliko këtu)

Për të gjithë farmacistët , që janë anëtarësuar më datën 24.06.2019 dhe në vazhdim, cikli i ricertifikimit është individual dhe ka nisur me datën e anëtarësimit në UFSH dhe përfundon me datën e vlefshmërisë së certifikatës me të njëjtin kriter, 75 kredite të detyrueshme në total në 5 vite të ushtrimit të profesionit dhe 5 kredite minimuni i detyrueshëm në 1 vit.

Shembull: (kliko këtu)

Kolegët që kanë probleme me numrin miniaml të krediteve gjatë viteve të kaluara, mund të shkrytëzojnë formularin e aplikimit për njohje kreditesh: (kliko këtu)

Për tu informuar në lidhje me numrin Tuaj total të krediteve Ju lutemi të kontrolloni në llogaritë personale në faqen e ASCK (QKEV). Nëse nuk i keni më kredencialet për t’u aksesuar në llogaritë që keni tek ASCK, ju lutemi drejtohuni me e-mail në adresen zyrtare te ASCK : info@asck.gov.al.

Anëtarët e rinj, të cilët nuk e kanë kryer ende regjistrimin pranë ASCK duhet te bëjnë regjistrimin menjëherë nëpërmjet platformës e-albania: “Aplikim për regjistrimin në programin e certifikimit të profesionistëve të shëndetësisë”.

Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni në:
+355 4 226 4980
edukimnevazhdim@ufsh.org.al
Përberja e komiteteve shkencor dhe oganizative të Konferencës VII

Konferencën Mbarëkombëtare Farmaceutike
VII  “Së bashku për Farmaceutikën”


KOMITETI SHKENCOR

KOMITETI ORGANIZATIV

Prof. Dr. Ledjan Malaj Kryetar Defrim Goma Kryetar
Prof. Dr. Suela Kellici Anëtar Mirsie Doka Anëtar
Prof. Dr. Vilma Papajani Anëtar Adelina Surdulli  Anëtar
Prof. Asoc. Zehadin Gashi Anëtar Teuta Balidemaj  Anëtar
Prof. Asoc. Mirela Miraci Anëtar Artida Pashaj Anëtar
Prof. Asoc. Ela Hoti Anëtar Pranvera Rroko Anëtar
Prof. Asoc. Brunilda Myftari Anëtar
Prof. Asoc. Entela Haloci Anëtar
Prof. Asoc. Erjon Troja Anëtar
Prof. Asoc. Klejda Harasani Anëtar
Prof. Asoc. Iris Hoxha Anëtar
Prof. Asoc. Kleva Shpati Anëtar
Prof. Asoc. Rezarta Shkreli Anëtar
Prof. Asoc. Edita Alili-Idrizi Anëtar
Dr. Shk. Linda Matua Anëtar
Dr. Shk. Nora Hasani Anëtar
KONFERENCA E VII FARMACEUTIKE MBARËKOMBËTARE “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”

THIRRJE PARAPRAKE PËR PJESËMARRJE AKTIVE NË KONFERENCËN E VII FARMACEUTIKE MBARËKOMBËTARE “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN” QË DO TË ZHVILLOHET NË HOTEL “TIRANA INTERNATIONAL”, NË DATAT 12-13 PRILL 2024

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës, organizon Konferencën e VII Mbarëkombëtare Farmaceutike “Së Bashku Për Farmaceutikën”. Konferenca do të të zhvillohet në “Hotel Tirana International” në datat 12 dhe 13 Prill 2024.

Aktiviteti ka për qëllim të bashkojë të gjithë profesionistët e farmaceutikës dhe të shkencave të tjera mjekësore të lidhura me të, profesionistë të cilët japin kontributin e tyre në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe kudo në botë.

Është i mirëpritur kontributi shkencor dhe profesional i çdo kolegu, kontribut që vlen edhe si një moment ballafaqimi dhe njohjeje midis aktorëve të ndryshëm të sektorit farmaceutik brenda dhe jashtë vendit.

Konferenca është në vazhdën e konsolidimit dhe të ndërtimit të vazhdueshëm të njohurive bashkëkohore për të cilat ka nevojë profesioni i farmacistit. Në ditët që jetojmë këto njohuri janë pjesë e një spektri të gjerë në të cilin gjejmë aspekte tradicionale dhe karakterizuese të profesionit të farmacistit por edhe elementë që vijnë nga bota e inteligjencës artificiale, elektronikës, farmakogjenomikës, etj,

Dorëzimi i kontributit shkencor e profesional (dorëzimi i abstrakteve) do të kryhet në adresën email: edukimnevazhdim@ufsh.org.al, brenda datës 5 shkurt 2024. Abstrakti dorëzohet në dokument word së bashku me CV-në e autorit kryesor.

Ftojmë të gjitha kompanitë farmaceutike (Përfaqësi, Importues-Shpërndarës dhe Prodhues) në Shqipëri dhe Kosovë, të mbështesin financiarisht Konferencën si dhe të prenotojnë hapësirat për reklamimin e produkteve të tyre.

SHËNIM: Në lidhje me kohën e regjistrimit si dhe detaje të tjera rreth Konferencës, do ju informojmë në vijimësi nëpërmjet faqes zyrtare www.ufsh.org.al si dhe nga rrjeti social facebook.

TEMAT E SUGJERUARA: (kliko këtu)

KRITERET E ABSTRAKTEVE: (kliko këtu)

KUJTESË !

PËR LIKUJDIMIN E DETYRIMEVE FINANCIARE NDAJ URDHËRIT

Mbështetur në nenin 8, pika 2/a, e Ligjin Nr.9150, datë 30/10/2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në RSH” (i ndryshuar), neni 9,pika 5, neni 21, pika 3, të Statutit të Urdhrit,

Njoftohen të gjithë Farmacitët, anëtarë aktiv të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, se afati i fundit i likujdimit të detyrimeve për vitin 2022 dhe detyrimet e prapambetura është data 31 Dhjetor 2023.

Pagesa do të bëhet pranë Bankave të nivelit të dytë në numërat e llogarisë:



ZYRA E FINANCËS
Dhjetor 2023
NJOFTIM PËR KANDIDATËT APLIKANTË PËR REGJISTRIM NË PROVIMIN E SHTETIT NË SEZONI XXIV

Të gjithë kandidatët që kanë dorëzuar dokumentacionin tek Urdhri për Provim Shteti, duhet të aplikojnë detyrimisht edhe në Portalin Qeveritar e-Albania përgjatë periudhës 8 – 14 Nëntor 2023.
Aplikimet mbyllet në datën 14 Nëntor 2023 në orën 16:30.

Gjatë aplikimit online, kandidati duhet të ngarkojë dokumentet e mëposhtme:
1. Diplomën/diplomat e programit të studimeve për profesionin respektiv;
2. Dëshminë e pjesëmarrjes dhe përfundimit me sukses të praktikës profesionale të lëshuar nga UP-ja ose në mungesë të UP-së, nga institucioni kompetent për kryerjen e praktikës, ku përcaktohet edhe kohëzgjatja;
3. Vërtetimin për njohjen dhe njësimin e diplomës në rast se studimet janë përfunduar jashtë shtetit; Dokumentacion të lëshuar nga institucioni përgjegjës për arkivat që provon lëshimin e diplomës apo dokumentit të barasvlershëm me të, të fituar nga institucioni i arsimit të lartë të mbyllur. Dokumenti që vërteton vlefshmërinë e diplomës/diplomave të lëshuara.

Kalendari i zhvillimit të sezonit dhe orari i provimit për çdo kandidat, do të publikohen në vijim në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore www.qsha.gov.al.

Për më shumë informacion gjeni më poshtë njoftimin e QSHA: (kliko këtu)
NJOFTIM

Të nderuar kolegë!
Nga data 07 gusht deri në datën 31 gusht zyrat e UFSH do të jenë mbyllur, ndaj lutemi që të gjithë kolegët qe kanë nevojë të marrin shërbim pranë zyrave të UFSH-së të aplikojnë brenda datës 3 gusht 2023. Faleminderit!
TË NDERUAR KOLEGË,

Më poshtë do të gjeni listën e kandidatëve për President dhe Zv. President të Urdhrit të Farmacisëtve të Shqipërisë në zgjedhjet për organet drejtuese të UFSH-së, që do të zhvillohen më datë 31.07.2023, pranë zyrave qëndrore të UFSH-së.

Kandidatët për President të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë

Kandidatët për Zv.President të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë

Ardi Dervishi

Saimir Mergjyli

Defrim Goma

Tanja Spahiu

Ilir Minga



Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar

Data e Votimit

31.07.2023

Ora e votimit

10:00

Vendi i Votimit

Zyra Qendrore e UFSH-së



TË NDERUAR KOLEGË,

Më poshtë do të gjeni listën e kandidatëve për zgjedhjet për organet drejtuese të UFSH-së, që do të zhvillohen sipas datave të miratuara nga Këshilli Kombëtar, për rajonin, Korçë dhe Elbasan.

Të gjithë kolegët kanë të drejtë të votojnë, në rajonin në të cilin janë të regjistruar. Ditën e votimit duhet të jeni të pajisur me kartën e anëtarësimit ose me kartë identiteti. Ju duhet të votoni në fletën e votimit duke shënuar përbri emrit të kadidatëve +, x ose ✓. Cdo shenjë tjetër identifikuese e bërë në fletën e votimit, e shpall fletën e votimit të pavlefshme.

KËSHILLI RAJONAL KORÇË

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Eleni Zarkadha

Alma Jorgji

Festim Veizi

Dritan Naum

 

Elda Zavalani

 

Eleni Zarkadha

 

Festim Veizi

 

Luljan Qirjaz

 

Matilda Jace

 

Sidrit Verushi

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

27.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Vila 1821, pranë Katedrales, Qendër, Korçë.



KËSHILLI RAJONAL ELBASAN

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Alba Shuteriqi

Alba Shuteriqi

Erion Abdihoxha

Ali Bajraktari

Anri Dakli

 

Elona Mollsi

 

Erion Abdihoxha

 

Ermal Dilka

 

Idajet Shqiponja

 

Pellumb Gançi

 

Xhulia Heri (Dervishi)

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

27.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Lokal Boriçi, mbi parkun Rinia, pranë Gjykatës së re, Elbasan.



TË NDERUAR KOLEGË,

Më poshtë do të gjeni listën e kandidatëve për zgjedhjet për organet drejtuese të UFSH-së, që do të zhvillohen sipas datave të miratuara nga Këshilli Kombëtar, për rajonin, Shkodër dhe Lezhë.

Të gjithë kolegët kanë të drejtë të votojnë, në rajonin në të cilin janë të regjistruar. Ditën e votimit duhet të jeni të pajisur me kartën e anëtarësimit ose me kartë identiteti. Ju duhet të votoni në fletën e votimit duke shënuar përbri emrit të kadidatëve +, x ose ✓. Cdo shenjë tjetër identifikuese e bërë në fletën e votimit, e shpall fletën e votimit të pavlefshme.

KËSHILLI RAJONAL SHKODËR

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Afërdita Vukatana

Afërdita Vukatana

Ardiana Kopliku (Ramadani)

Ardiana Kopliku (Ramadani)

 

Brunilda Luleta (Loshi)

 

Daniela Jakoja

 

Edlira Osmanagiq (Dragoni)

 

Esler Suma

 

Fatmir Muçollari

 

Kydrete Fshazi (Hasani)

 

Lemisa Meta

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

24.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Salla e mbledhjeve tek DSHP, kati i parë, Shkodër.



KËSHILLI RAJONAL LEZHË

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Aleks Zogaj

Aleks Zogaj

Dorina Dida (Biba)

Anduela Toto (Garxenaj)

Sokol Cenolli

Arben Pjetri

 

Arbër Zefaj

 

Dorina Dida (Biba)

 

Saimir Megjyli

 

Sokol Cenolli

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

25.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Akademia e futbollit Briann's, përballë Drejtorisë së shëndetit publik, Lezhë.



TË NDERUAR KOLEGË,

Më poshtë do të gjeni listën e kandidatëve për zgjedhjet për organet drejtuese të UFSH-së, që do të zhvillohen sipas datave të miratuara nga Këshilli Kombëtar, për rajonin, Dibër dhe Kukës.

Të gjithë kolegët kanë të drejtë të votojnë, në rajonin në të cilin janë të regjistruar. Ditën e votimit duhet të jeni të pajisur me kartën e anëtarësimit ose me kartë identiteti. Ju duhet të votoni në fletën e votimit duke shënuar përbri emrit të kadidatëve +, x ose ✓. Cdo shenjë tjetër identifikuese e bërë në fletën e votimit, e shpall fletën e votimit të pavlefshme.

KËSHILLI RAJONAL KUKËS

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Valdete Haxhiu

Dritan Dida

Vera Nezaj

Dallandyshe Cenaj

 

Hedie Derri

 

Valdete Haxhiu

 

Vera Nezaj

 

Zenun Muja

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

19.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Salla e mbledhjeve, Drejtoria Rajonale e FSDKSH, Kukës



KËSHILLI RAJONAL DIBËR

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Lime Canaj

Lime Canaj

Sonila Losha

Dition Hoxha

 

Endrit Meta

 

Mahir Halili

 

Nazife Bica

 

Sonila Losha

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

19.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Lokali Veep Beer (prane bingos se vjeter), Bulqizë.



TË NDERUAR KOLEGË,

Më poshtë do të gjeni listën e kandidatëve për zgjedhjet për organet drejtuese të UFSH-së, që do të zhvillohen sipas datave të miratuara nga Këshilli Kombëtar, për rajonin, Fier.

Të gjithë kolegët kanë të drejtë të votojnë, në rajonin në të cilin janë të regjistruar. Ditën e votimit duhet të jeni të pajisur me kartën e anëtarësimit ose me kartë identiteti. Ju duhet të votoni në fletën e votimit duke shënuar përbri emrit të kadidatëve +, x ose ✓. Cdo shenjë tjetër identifikuese e bërë në fletën e votimit, e shpall fletën e votimit të pavlefshme.

KËSHILLI RAJONAL FIER

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Afrim Plaka

Afrim Plaka

Laurenc Aliaj

Anxhela Xhemali

 

Armando Musko

 

Blerta Gjeçi

 

Dashamir Banda

 

Gentjana Hykaj

 

Gëzim Iliazi

 

Klara Bakiasi

 

Klodian Lushi

 

Kozeta Kadriu

 

Laurenc Aliaj

 

Ozrenka Leka

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

17.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Sallën e mbledhjeve të poliklinikës Fier (kati i tretë)



TË NDERUAR KOLEGË,

Ju informojmë se për arsye logjistike, zgjedhjet në Këshillin Rajonal Shkodër do të zhvillohen në datë 24.07.2023, ora 12:00 – 17:00.

TË NDERUAR KOLEGË,

Më poshtë do të gjeni listën e kandidatëve për zgjedhjet për organet drejtuese të UFSH-së, që do të zhvillohen sipas datave të miratuara nga Këshilli Kombëtar, për rajonin, Tiranë.

Të gjithë kolegët kanë të drejtë të votojnë, në rajonin në të cilin janë të regjistruar. Ditën e votimit duhet të jeni të pajisur me kartën e anëtarësimit ose me kartë identiteti. Ju duhet të votoni në fletën e votimit duke shënuar përbri emrit të kadidatëve +, x ose ✓. Cdo shenjë tjetër identifikuese e bërë në fletën e votimit, e shpall fletën e votimit të pavlefshme.

KËSHILLI RAJONAL TIRANË

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Agron Gjini

Agron Gjini

Laurela Zani

Ardi Dervishi

 

Arjon Logu

 

Armand Koni

 

Besa Dogjani

 

Besarije Shehu

 

Defrim Goma

 

Edvin Zenelaj

 

Endri Manxhari

 

Florjan Marku

 

Helena Hazizaj

 

Laurela Zani

 

Yllka Prifti

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

13.07.2023

Ora e votimit

10:00 - 18:00

Vendi i Votimit

Zyra Qëndrore UFSH



TË NDERUAR KOLEGË,

Më poshtë do të gjeni listën e kandidatëve për zgjedhjet për organet drejtuese të UFSH-së, që do të zhvillohen sipas datave të miratuara nga Këshilli Kombëtar, për rajonin, Durrës.

Të gjithë kolegët kanë të drejtë të votojnë, në rajonin në të cilin janë të regjistruar. Ditën e votimit duhet të jeni të pajisur me kartën e anëtarësimit ose me kartë identiteti. Ju duhet të votoni në fletën e votimit duke shënuar përbri emrit të kadidatëve +, x ose ✓. Cdo shenjë tjetër identifikuese e bërë në fletën e votimit, e shpall fletën e votimit të pavlefshme.

KËSHILLI RAJONAL DURRËS

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Jurgen Babamusta

Agim Kodra

Sadik Muka

Alban Sula

 

Ajeda Malaj

 

Dorina Vasjari

 

Eva Lekli

 

Gazmir Mata

 

Ilir Troplini

 

Jurgen Babamusta

 

Markelio Stanaj

 

Raimond Bineri

 

Sadik Muka

 

Suela Domi

 

Shefqet Peza

 

Tanja Spahiu

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

11.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Qendren Tregtare 'Blue Star', Durrës



TË NDERUAR KOLEGË,

Më poshtë do të gjeni listën e kandidatëve për zgjedhjet për organet drejtuese të UFSH-së, që do të zhvillohen sipas datave të miratuara nga Këshilli Kombëtar, për rajonet, Berat, Vlorë, Gjirokastër.

Të gjithë kolegët kanë të drejtë të votojnë, në rajonin në të cilin janë të regjistruar. Ditën e votimit duhet të jeni të pajisur me kartën e anëtarësimit ose me kartë identiteti. Ju duhet të votoni në fletën e votimit duke shënuar përbri emrit të kadidatëve +, x ose ✓. Cdo shenjë tjetër identifikuese e bërë në fletën e votimit, e shpall fletën e votimit të pavlefshme.

KËSHILLI RAJONAL BERAT

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Algert Demaj

Algert Demaj

Hermon Bregu

Fatbardha Shtrepi

 

Hamza Hysenbelliu

 

Hermon Bregu

 

Teuta Shehu (Shtino)

 

Trendelina Sahatciu

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

05.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Salla e Telemedicinës, Spitali Rajonal Berat



KËSHILLI RAJONAL VLORË

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Florian Proko

Anisa Mina

Kozeta Meminaj

Bilbil Rrapaj

 

Dhrino Lici

 

Elvis Bisholla

 

Eugen Xhaferaj

 

Florian Proko

 

Kozeta Meminaj

 

Laureta Gjoka

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

05.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Hotel Tozo, Bulevardi Vlorë - skele, (Pranë Kali i Trojës)



KËSHILLI RAJONAL GJIROKASTËR

Kandidatët për President të Këshillit Rajonal

Kandidatët për anëtar të Këshillit Rajonal

Albana Braja

Albana Braja

Silvana Mezini Korro

Ada Prifti

 

Albana Cabeli (Baboci)

 

Alketa Rexhaj

 

Aurela Bilibashi

 

Dorjan Shehu

 

Elisa Necka

 

Gramoz Llapaj

 

Ilirjan Mulla

 

Ina Papa

 

Ina Spahiu

 

Klevi Isufi

 

Olsi Shuti

 

Silvana Mezini Korro

Të dhëna mbi datën, orën dhe vendin e votimit

Data e Votimit

07.07.2023

Ora e votimit

12:00 - 17:00

Vendi i Votimit

Shkolla 9 vjeçare, Koto Hoxhi

NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E ZGJEDHJEVE PËR ORGANET DREJTUESE TË UFSH-SË

Të nderuar anëtarë të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë,
Në mbështetje të Ligjit Nr. 9150, datë 30.10.2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë”, i ndryshuar, Statutit të UFSH-së, i ndryshuar, si dhe Rregullores së Zgjedhjeve, e ndryshuar,
Këshilli Kombëtar në mbledhjen e tij të datës 09.06.2023, me VKK Nr. 1 dhe 2 miratoi shpalljen e datave të zgjedhjeve, për organet drejtuese të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, për periudhën 01.01.2024 – 31.12.2028.
Zgjedhjet për anëtarë të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të Këshillave Rajonalë, do të zhvillohen në datat e mëposhtme:

Nr. Këshilli Rajonal Vendi D. M. V Orari i Votimit

1.

Berat

Berat

05.07.2023

12:00– 17:00

2.

Dibër

Bulqizë

19.07.2023

12:00– 17:00

3.

Durrës

Durrës

11.07.2023

12:00– 17:00

4.

Elbasan

Elbasan

27.07.2023

12:00– 17:00

5.

Fier

Fier

17.07.2023

12:00– 17:00

6.

Gjirokastër

Gjirokaster

07.07.2023

12:00– 17:00

7.

Korçë

Korçë

27.07.2023

12:00– 17:00

8.

Kukës

Kukës

19.07.2023

12:00– 17:00

9.

Lezhë

Lezhë

25.07.2023

12:00– 17:00

10.

Shkodër

Shkodër

24.07.2023

12:00– 17:00

11.

Tiranë

Tiranë

13.07.2023

10:00– 18:00

12.

Vlorë

Vlorë

05.07.2023

12:00– 17:00


Zgjedhjet për Presidentin dhe Zv. Presidentin e UFSH-së, do të zhvillohen ditën e hënë, më datë 31 korrik 2023, ora 10:00.

Kandidatët për anëtarë të Këshillave Rajonalë, duhet të dorëzojnë brenda datës 19 qershor 2023, ora 14:00, pranë Këshillave Rajonalë, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formular kandidimi (kliko këtu)
- Kopje e ID

Kandidatët për President dhe Zv. President të Këshillave Rajonalë, President dhe Zv. President të UFSH, duhet të dorëzojnë brenda datës 19 qershor 2023, ora 14:00, pranë Zyrave Qendrore të UFSH-së dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formular kandidimi (kliko këtu)
- Cv e shoqëruar me dokumentacioni provues;
- Kopje e ID;
- Kopje e lejës së ushtrimit të profesionit të lëshuar nga UFSH.

Shënim: Dokumentacioni për kandidatët për anëtarë të Këshillit Rajonal Tiranë, President dhe Zv. President të Këshillit Rajonal Tiranë, do të dorëzohet pranë Zyrave Qendrore të UFSH-së.
DEKLARATË !

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, nisur nga rasti i denoncuar në emisionin investigativ “STOP” të datës 18.01.2023, dënon me forcë sjellje të tilla të turpshme, të paprecedenta dhe denigruese për figurën e respektuar e të nderuar të farmacistit.

Figura e farmacistit nuk ka lidhje me veprime të tilla, të cilat janë në kundërshtim flagrant me normat e moralit qytetar dhe etikës profesionale.

Në zbatim të ligjit për Urdhrin e Farmacistëve, Statutit dhe Kodit Deontologjik Farmaceutik, ndaj farmacistit në fjalë, ka nisur procedimi disiplinor pranë Komisionit Disiplinor të Gjykimit Profesional. Urdhri i Farmacistëve, duke falenderuar emisionin investigativ “STOP” për denoncimin, inkurajon çdo individ, institucion dhe media që të denoncojë çdo rast abuzimi të kryer nga individë të papërgjegjëm të cilët fatkeqësisht janë dhe kolegë tanët.

Duke e konsideruar rastin në fjalë të veçuar, shprehim konsideratën dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë kolegët që ushtrojnë profesionin e tyre me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri.
Programi i konferencës së VI-të farmaceutike “Së Bashku për Farmaceutikën”



Kjo konferencë u organizua nën drejtimin e Presidentes së Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë Znj. Diana Toma

Komiteti Shkencor Komiteti Organizativ
Prof. Ledjan Malaj - Kryetar
Diana Toma - Kryetar
Prof. Suela Kellici
Prof. Vilma Papajani
Dëfrim Goma
Prof. Asoc. Mirela Miraci
Prof. Asoc. Ela Hoti Mirsie Doka
Prof. Asoc. Brunilda Myftari
Prof. Asoc. Entela Haloci Artida Pashaj
Prof. Asoc. Klejda Harasani
Prof. Asoc. Erjon Troja Pranvera Rroko
Prof. Asoc. Zehadin Gashi
Prof. Asoc. Kreshnik Hoti Arbenita Pajaziti
Prof. Asoc. Nita Kelmendi
Dr. Shk. Iris Hoxha Dardana Mehaj
Dr. Shk. Linda Matua
NJOFTIM PËR REGJISTRIMET PËR KONFERENCËN E VI-TË FARMACEUTIKE “SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN”

Të nderuar kolegë,
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës organizon në datat 04, 05, 06 Nëntor 2022, në ambientet e Hotel Tirana International Konferencën e VI-të Farmaceutike me titull “Së Bashku për Farmaceutikën”
Njoftohen kolegët farmacistë nga Shqipëria, Kosova si dhe ndihmës farmacistët që dëshirojnë të marrin pjesë në konferencë, të regjistrohen në linkun e mëposhtëm:

LINKU PËR REGJISTRIM

Në traditë të organizimit të Konferencës do organizohet një Darkë Gala, pjesëmarrja në të cilën duhet konfirmuar.
Konferenca është në proces akreditimi për 18 kredite.
Tarifat e regjistrimit janë si më poshtë:
Pjesëmarrja vetëm në konferencë – 5000 Lekë
Pjesëmarrja në konferencë dhe në Darkën Gala – 8000 Lekë

Pagesa do të kryhet në një nga numrat e llogarive si mëposhtë:
BKT: Nr. llog. 4010 69623 - IBAN: AL6820511014069623CLTJCLALLA
Credins: Nr. llog. 00000338610
Raiffeisen: Nr. Llog. 0100805804 - IBAN: AL93202110130000000100805804

Pagesa në EURO, do të kryhet në numrin e llogarisë në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT)
ACCNO: 401069623CLTJCFEURAS
IBAN: AL 3520511014069623CLTJCFEURA
KODI SWIFT: NCBAALTX

Afati i fundit i regjistrimit është data 20 tetor 2022.

SHËNIM: Në lidhje me programin si dhe detaje të tjera rreth Konferencës, do ju informojmë në vijimësi nëpërmjet faqes zyrtare ëëë.ufsh.org.al, si dhe nga rrjeti social facebook.
NJOFTIM MBI SHTYRJEN E AFATIT PËR DORËZIMIN E TEMAVE PËR KONFERENCËN E VI 'SË BASHKU PËR FARMACEUTIKËN' DERI ME DATËN 23 SHTATOR

Njoftohen të gjithë lektorët që janë të interesuar të referojnë në Konferencën e VI-të “Së Bashku për Farmaceutikën”, se afati i fundit i dorëzimit të abstrakteve të temave, është data 23 SHTATOR 2022.
Abstraktet duhet të dërgohen në adresën elektronike: edukimnevazhdim(at)ufsh.org.al
Kriteret e abstraktit gjenden në linkun: KRITERET E ABSTRAKTIT

KONFERENCA E VI-TË FARMACEUTIKE

Të nderuar kolegë,

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë Konferencën e VI-të Farmaceutike me titull “Së Bashku për Farmaceutikën”, në datat 4, 5, 6 nëntor 2022, në ambjentet e Hotel Tirana International.
Konferenca do të zhvillohet në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës.

Lutemi që të gjithë lektorët që janë të interesuar të referojnë në konferencë, abstraktet e temave t’i dërgojnë në adresën e e-mail: edukimnevazhdim@ufsh.org.al brenda datës 05 shtator 2022. Kriteret për shkrimin e abstraktit

Ftojmë të gjitha kompanitë farmaceutike (Përfaqësi, Importues-Shpërndarës dhe Prodhues) në Shqipëri dhe Kosovë, të mbështesin financiarisht Konferencën si dhe të prenotojnë hapësirat për reklamimin e produkteve të tyre.

SHËNIM: Në lidhje me kohën e regjistrimit si dhe detaje të tjera rreth Konferencës, do ju informojmë në vijimësi nëpërmjet faqes zyrtare www.ufsh.org.al si dhe nga rrjeti social facebook.
NJOFTIM I PËRBASHKËT PËR SHTYP

Të nderuar tatimpagues që operoni në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike,

Me hyrjen në fuqi të, Ligji nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, efektet e tij fillojnë të zbatohen bazuar në transaksione si vijon:

a) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.

b) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.

c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.

Në vijim të takimeve me qëllim të asistimi të tatimpaguesve në përgjithësi dhe sektorit tuaj në vecanti Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), së bashku me Urdhrin e Farmacistëve të Shqipërisë kanë trajtuar shqetësimin lidhur me raportimin e transaksioneve ndërmjet subjekteve tatimpaguese “Farmacive” me FSDKSH-në, dhe kanë arritur në konkluzionin si vijon:

Deri në implementimin e plotë të sistemit të fiskalizimit të gjitha raportimet ditore të kryera ndërmjet tatimpaguesve “Farmacive” dhe FSDKSH do të vazhdojnë të kryhen siç janë kryer nëpërmjet faturave përmbledhëse, por me kusht që këto fatura përmbledhëse të jenë të fiskalizuara nëpërmjet një zgjidhjeje softëare-ike të certifikuar.

Përsa më sipër, faturat përmbledhëse të muajit Korrik 2021, do të bëhen vetëm nëpërmjet zgjidhjeve softëare-ike të certifikuara për transaksionet pa para në dorë .brenda datës 10 Gusht 2021, me përjashtim të rasteve kur procesi i fiskalizimit nuk është zbatuar për shkaqe të pavarura nga tatimpaguesit.

Të nderuar kolegë!

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, aktivitetin me titull: “Njohuri dhe zhvillime bashkëkohore në fushën e manipulimit/përgatitjes së përgatesave mjekësore për pacientët me disfagi”.

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 15 deri më 21 korrik 2021 dhe është në proces akreditimi për 6 kredite.

Për informacione të mëtejshme do të njoftoheni në mënyrë periodike.

Ky aktivitet ofrohet falas për anëtarët e UFSH-së, por pjesëmarrësit në këtë aktivitet, të cilët duhet të kenë likujduar kuotizacionet ndaj UFSH, deri në muajin Korrik 2021 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të regjistrimit). Për pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH-së, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 1000 lekë (të reja), prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Google Classroom dhe ju duhet të bëni regjistrim paraprak në link-un e mëposhtëm nga data 13 Korrik 2021 deri më datë 15 Korrik 2021 në orën 10:00.

Klikoni këtu për tu regjistruar

Të nderuar kolegë!

UFSH në përputhje me misionin e tij dhe me vendimet e Këshillit Kombëtar, garanton dhe ruan nivelin e lartë të formimit dhe edukimit shkencor e profesional të farmacistëve.

Në përputhje me këtë mision UFSH do te vazhdojë të intensifikoje aktivitetet e edukimit ne vazhdim sipas nevojave të kohës.

Bashkangjitur po ju dërgojmë një pyetësor, plotësimi i të cilit do te konsiderohet si REGJISTRIM për aktivitetin e ardhshem, me titull ''PËRDORIMI ‘OFF-LABEL’ I BARNAVE'', lutemi të plotësoni të gjitha fushat.

Afati në dispozicion për regjistrimin në aktivitet është deri ditën e hënë, me datë 07 qershor 2021.


Materialet e aktivitetit do ju dërgohen në klasat përkatëse , ditën e mërkurë me datë 09 qershor 2021.

Aktiviteti është në proces akreditimi për 3 kredite.

Klikoni këtu për pyetësorin/regjistrimin

Të nderuar kolegë!

Ju bëjmë me dije se pyetësori për aktivitetin me titull “Procesi i fiskalizimit dhe zbatimi në praktikë në sektorin farmaceutik” do të publikohet në platformë në klasat përkatëse diten e martë në orën 14:00 dhe do të jetë në dispozicionin tuaj deri në orën 15:00.
• Ju duhet detyrimisht t’i përgjigjeni secilës pyetje.
• Pyetjet dhe përgjigjjet do të kenë renditje të ndryshme për secilin pjesëmarrës në aktivitet si dhe për çdo herë që hyni për të bërë testimin.
• Sipas VKM nr. 788 datë 22.09.2015 pika 2.16 Ju duhet të kaloni me sukses 70% (70 pikë/100) të testit në menyrë që të perfitoni kreditet e aktivitetit.
• Afati në dispozicion për plotësimin dhe dërgimin e testit do të jetë nga ora 14:00 deri më 15:00 të datës 11 maj 2021 (Çdo rezultat i dërguar pas këtij afati do të konsiderohet i plavlefshëm)
• Ju nuk do të mund t’i riktheheni testit pasi të keni klikuar “SUBMIT”

Suksese!

Kujdes! Të gjithë pjesëmarrësit në aktivitet të cilët nuk e gjejnë e-mailin me materialet të kontrollojnë edhe “Junk” apo “Spam”.
Të nderuar kolegë!

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, aktivitetin me titull: “Procesi i fiskalizimit dhe zbatimi në praktikë në sektorin farmaceutik”.

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 6 deri më 10 maj 2021 dhe është në proces akreditimi për 3 kredite.

Për informacione të mëtejshme do të njoftoheni në mënyrë periodike.

Ky aktivitet ofrohet falas për anëtarët e UFSH-së, por pjesëmarrësit në këtë aktivitet, të cilët duhet të kenë likujduar kuotizacionet ndaj UFSH, deri në muajin Prill 2021 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të regjistrimit). Për pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH-së, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 500 lekë (të reja), prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Google Classroom, prandaj duhet të jeni të pajisur me një adresë “gmail” dhe të bëni regjistrim paraprak në link-un e mëposhtëm nga data 03 maj deri më datë 05 maj 2021:
Klikoni këtu për tu regjistruar!
Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se ka nisur procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit.
Klikoni këtu për plotësimin e formularit!

Ditën e vaksinimit duhet të keni me vete formularin e mëposhtëm dhe kartën e identitetit.
Klikoni këtu për formularin e vaksinimit!

Njoftim

Të nderuar kolegë,

Pas kërkesës së bërë nga Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë për zgjidhjen e problematikave që sillte procesi i Fiskalizimit për mënyrën e ekzekutimit të recetave me rimbursim, sot në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithëshme të Tatimeve u zhvillua takimi i dytë. Në këtë takim prezent ishin dhe përfaqësues të FSDKSH dhe AKSHI-it.

Në përfundim të takimit, në parim u dakortësua se gjatë implementimit të procesit të Fiskalizimit, në subjektet farmaceutike do të punohet me një program të unifikuar, si për organet tatimore dhe për FSDKSH-në. Pra do të marrë fund mbajtja e dy magazinave njëkohësisht, një për FSDKSH dhe një për organet tatimore, sikundër është aplikuar deri më sot.

Gjithashtu, do të punohet për rregullimin e procedurave të mëtejshme për mbarëvajten si të procesit të Fiskalizimit, ashtu dhe të ekzekutimit të recetave me rimbursim.

Falenderojmë Drejtoirinë e Përgjithëshme të Tatimeve për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për zgjidhjen e situatës së ngërçit që do të shkaktohej nga aplikimi i recetave të rimbursueshme gjatë procesin e fiskalizimit.

Të nderuar kolegë!

Kjo është përgjigjja e dërguar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkesës së UFSH-së për përfshirjen e farmacistëve në planin prioritar të vaksinimit. Sipas tyre, shkak i përjashtimit të farmacistëve nga lista e profesionistëve të shëndetësisë që duhen vaksinuar me prioritet, na qenkan “rekomandimet ndërkombëtare” në lidhje me vaksinimin.

Duam të dimë nga kjo Ministri, cilave rekomandime ndërkombëtare ju referohet saktësisht, pasi vende si Amerikë, Kanada, Angli, Gjermani farmacistin e kanë në ekipin prioritar për t'u vaksinuar, madje ata farmacistin dhe farmacinë, i shohin si profesionistë dhe institucione pjesëmarrëse në strategjinë e vaksinimit të popullatës.

Zotërinj që bëni “politikat” e vaksinimit në Shqipëri, ju nuk mund të talleni me farmacistët, ju thjesht po tregoheni të papërgjegjshëm në detyrimin që keni karshi mbrojtjes së shëndetit të tyre.

Farmacistët janë në vijën e parë të përballimit të pandemisë, është detyrimi juaj t’i përfshini ata në planin prioritar të vaksinimit.

Shkresa drejtuar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përfshirjen e farmacistëve në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID-19

E nderuar Znj. Ministre,

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në referim të udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkon nga qeveria përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë. Është e pashpjegueshme që në një situatë të tillë pandemie farmacistët mos t’i shohesh si kontigjent me risk të lartë karshi infeksionit COVID-19, krahas kolegëve të tjerë punonjës të shëndetësisë mjek e infermjerë. Farmacistët ishin e vazhdojnë të mbeten në vijën e parë të përballjes me infeksionin COVID-19.

Farmacistët, deri më sot, janë përgjigjur vetë për të tëra masat mbrojtëse që u janë dashur, pavarësisht se profesioni i tyre siguronte kujdes shëndetësor për gjithë shoqërinë shqiptare. Për 12 muaj përballje me këtë armik mbarë botëror, farmacistët shqiptar, për asnjë moment të vetëm nuk e patën efektin suport të shtetit, i cili nuk gjeti asnjëherë asnjë mundësi apo hapësirë ti drejtohej e ta trajtonte këtë kontigjent profesionistësh ashtu sikundër bluzat e bardha e meritojnë.

Farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie.

Të shumtë janë farmacistët e infektuar në frontin e punës, mes tyre pati edhe farmacistë të cilët e humbën betejën me këtë infeksion. Të riskuar ishin edhe janë edhe familjarët e farmacistëve, të cilët jetojnë së bashku me riskun e profesionit të familjarit të tyre, e prap, këto bluza të bardha nuk vlerësohen se i plotësojnë kriteret për tu vaksinuar krahas kolegëve të tyre mjek. Nuk dimë cili është grupi i ekspertëve që ka hartuar listën e profesionistëve me risk më të madh e që duhen vaksinuar më me prioritet, por bindja na thotë se vetëm njohës të mjeksisë ata nuk janë. Po të ishte ndryshe, nuk do të shpjegohej ky përjashtim i farmacistëve nga skema e vaksinimit. Ky përjashtim është veç një formë tjetër e shprehjes së vazhduehme të përçmimit deri në mohim për këtë ekip të bluzave të bardha.

I drejtohemi dhe i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, si institucioni përgjegjës i shtetit Shqiptar, që ka për detyrë hartimin e politikave në mbrojtje të bluzave të bardha në situata të tilla pandemie, të përfshijë farmacistët në skemën e vaksinimit, njëkohësisht me kolegët e tyre mjek.

Qytetarët dhe qeveritë e mbarë botës i vlerësojnë dhe i respektojnë farmacistët si heronj, sepse këta profesionistë e meritojnë.

NJOFTIM I PËRBASHKËT PËR SHTYP

Të nderuar tatimpagues që operoni në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike,
Me qëllim sqarimin e çdo paqartesie të subjekteve tatimpagues si dhe shmangien e abuzimeve apo keqinterpretimeve, DPT, FSDKSH dhe Urdhri i Farmacistit e vlerësojnë të nevojshme daljen me një sqarim të përbashket për këtë shqetësim.

Si kundër jeni në dijeni, ligji Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkulllimit” i ndryshuar, i fillon efektet sipas fashave si vijon:

► për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.
► për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021.
► për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.
► Nga ana e Urdhrit të Farmacistit, Fondit të Sigurimit të Detyrueshem të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), dhe subjekteve tatimpagues që operojnë në këtë sektor është ngritur një shqetësim lidhur me trajtimin e transaksioneve të lidhura me rimbursimin e ilaceve të rimbursueshme nga ana e FSDKSH për efekt të procesit të fisklaizimit.

Lidhur me këtë problematikë sqarojmë se, në kuptim të kuadrit ligjor rregullues në fuqi, transaksione B2G (subjekte të pikës a) të dispozitës së sipërcituar) janë transaksionet që paguhen nga institucionet buxhetore, kryesisht në vijim të një procedure standarte prokurimi.

Rimbursimet e faturave mjekësore nuk paguhen nëpërmjet thesarit, por paguhen nga fondet e FSDKSH. Për rrjedhojë transaksionet midis FSDKSH dhe farmacive janë transaksione efektet e fiskalizimit për të cilat fillojnë nga data 1 korrik 2021.

Subjektet që operojnë në fushën e tregtimit të produkteve farmaceutike mbartin detyrimin të fiskalizohen dhe të respektojnë procedurat ligjore të sipërcituara që prej datës 01 janar 2021, vetëm nëse kanë një marrëdhënie kontraktore me një entitet publik dhe shlyerja e transaksioneve objekt kontrate kryhet nëpermjet degëve të thesarit.

Drejtoria e përgjithshme e tatimeve - njoftim i përbashkët për shtyp
Të nderuar kolegë!

Vendimi Nr. 2992, i Gjykatës Administrative të shkallës së parë, Tiranë, zgjidh ngërcin e krijuar nga vendimet e mëparshme të kësaj gjykate, ndaj Këshilli Kombëtar i UFSH-së ka vendosur të shfuqizojë vendimin Nr. 1, datë 27.11.2020. Urdhri i Farmacistëve do të vijojë me procedurat për pajisje me leje ushtrimi profesioni në funksionin e drejtuesit teknik për të gjithë farmacistët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në ligj dhe në Statut.
Të nderuar kolegë!

Faleminderit të gjithë farmacistëve të cilët u rregjistruan në kohë në aktivitetin në distancë, me titull “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020- Pjesa 2”.

Kreditet e këtij aktiviteti nuk do t’i njihet asnjë pjesemarresi, i cili nuk e gjen emrin në listen e mëposhtëme dhe që nuk ka mbyllur detyrimet financiare ndaj UFSH për vitin 2020.

KUJDES!
Ju NUK do të merni një e-mail i cili Ju fton në aktivitet për shkak të vështirësive që solli ky proces.
Për të hyrë në aktivitet duhet të klikoni linkun ne krahë të emrit Tuaj.

Ju lutem gjeni bashkëlidhur, linkun për pjesëmarrje ne klasat përkatëse!

Lista e të rregjistruarve
Të nderuar kolegë!

Urdhri Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020 – Pjesa 2”.

Aktiviteti do të zhvillohet nga data 18 deri më 23 dhjetor 2020 dhe është në proces akreditimi për 6 kredite. Për informacione të mëtejshme do të njoftoheni në mënyrë periodike. Pjesemarrësit në këtë aktivitet, anëtarë të UFSH, duhet të kenë likujduar kuotizacionet vjetore ndaj UFSH, për vitin 2020 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit tëregjistrimit). Për pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH-së, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 1000 lekë (të reja), prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Google Classroom, prandaj duhet të jeni të pajisur me një adresë “gmail” dhe të bëni regjistrim paraprak në linkun e mëposhtëm nga data 14 deri më datë 16 dhjetor 2020:

Farmacistët anëtarë aktiv që janë regjistruar dhe kanë ndjekur aktivitetin “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020 – Pjesa 1” të regjistrohen në link-un:
Forma për regjistrim (farmacistët anëtarë aktiv)

Farmacistët qënuk janë regjistruar dhe nuk kanë ndjekur aktivitetin “Aktivitete të Edukimit në Vazhdim, Trimestri i Fundit 2020 – Pjesa 1” si dhe farmacistët anëtarë pasiv (që kanë dorëzuar certifikatën pranë UFSH) të regjistrohen në link-un:
Forma për regjistrim (farmacistët anëtarë pasiv)
Mbi problematikat e sistemit farmaceutik

I nderuar Z. Kryeministër,
E nderuar Znj. Ministre,
Duke marrë shkas nga grumbullimi i problematikave në sektorin farmaceutik, referuar veçanërisht farmacive të rrjetit të hapur, në mënyrë të përmbledhur duam jo vetëm ti parashtrojmë ato, por dhe të japim vlerësimin tonë lidhur me shkakun dhe pasojat që ato kanë krijuar. Këto problematika që tashmë vijnë në formë të përmbledhur i janë bërë me dije insitucionit kompetent për shëndetësinë dhe Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë ndër vite, nga ana e Urdhrit të Farmacistëve si institucioni me detyrimin ligjor për të garantuar cilësinë e shërbimit farmaceutik për qytetarin shqiptar.
Asnjëherë nuk u ndërhy për marrjen e masave për parandalimin e tyre, asnjëherë nuk u ndërhy kur problemet në këtë sektor filluan të japin pasojat e tyre negative e për pasojë, sot situata është agravuar si rezultat i kompleksitetit të problematikave dhe efektit domino të tyre.

Mbi problematikat e sistemit farmaceutik (E PLOTË)
NJOFTIM PËR NDIHMËS FARMACISTËT

Për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në pamundësi për të bërë rakordimet me Qendrën Kombëtare të Edukimit në Vazhdim mbi plotësimin e detyrimit ligjor të përcaktuar në nenin 33, të ligjit Nr. 10107, datë 30.03.2009, “Për kujdesin shëndetësor në RSH” e për pasojë në pamundësi të pajisjes me leje të ushtrimit të profesionit për ndihmës farmacistët, Këshilli Kombëtar,

VENDOSI:

Të shtyjë afatin e vlefshmërisë së certifikatave për ndihmës farmacistët që e ushtrojnë profesionin pranë agjencive farmaceutike deri më datë 30.09.2020.
Ky vendim hyn në fuqi më datë 1 prill 2020.


Diana TOMA
PRESIDENT
Lista e barnave të emergjencës në Evropë 2020



(Shkarko PDF)
NJOFTIM

Të nderuar kolegë,
Në kuadër të masave të marra në të tërë vendin me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit COVID­19, ju njoftojmë se, të gjitha aplikimet do kryhen nëpërmjet postës. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikimin duhet të dërgohet i skanuar në adresën e email­it info@ufsh.org.al, në të njëjtën kohë duhet të dërgoni me postë rekomande dokumentacionin origjinal në adresën e UFSH-së (rruga Xhanfize Keko, Porcelan, Tiranë).
Më poshtë do të gjeni shkresën përcjellëse e cila duhet të plotësohet dhe do të shoqërojë dokumentacionin e dërguar nga ana juaj.
Shkresë përcjellëse
Zyra UFSH
Njoftimin i Agjencise Kombetare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore

Në vijim të komunikimeve në lidhje me barin me lëndë aktive “Ranitidinë”pas lajmërimeve për këshillim të zëvendësimit të këtij bari me alternativave të tjera, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë masa shtesë për një parandalim të mundshëm, duke tërhequr nga tregu të gjitha prodhimet e barnave me princip aktiv “Ranitidinë” për përdorim. Përveç fazës këshilluese për përdorimin e barnave alternativë, Agjencia u kërkon të gjitha institucioneve shëndetësore (spitale publikë, spitale privatë dhe qendra shëndetësore) të mos e përdorin këtë medikament gjatë trajtimeve, si dhe mjekëve të mos e përshkruajnë në recetë.
Një pjesë e distributorëve farmaceutikë të cilët kanë importuar barin me lëndë aktive “Ranitidinë” kanë filluar tërheqjen vullnetare të tij nga tregu, ku mes tyre është edhe bari “Zantac” me MAH-Glaxo Wellcome UK, ndërkohë që pjesës tjetër i kërkohet marrja e masave të menjëhershme për tërheqja e tij nga tregu farmaceutik.
Me anë të Urdhrit të Mjekut dhe Urdhrit të Farmacistit, por edhe njoftimeve të bëra në rrugë elektronike, profesionistëve të shëndetit u është kërkuar të pezullojnë dhënien e këtyre barnave, deri në një njoftim të dytë zyrtar nga institucionet ndërkombëtare të barnave.
Në të njëjtën kohë, Agjencia ka nisur kontrollet e menjëhershme tek subjektet farmaceutike si dhe farmacitë e rrjetit të hapur për zbatimin e këtij njoftimi. Në rast të konstatimit të tregtimit të këtij bari, ndaj subjekteve do të merren masa sipas ligjeve në RSH.
Të nderuar kolegë,

Më datë 02.05.2019, me anë të shkresës Nr. 2290/3, datë 30.04.2019, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore na bën me dije për tërheqjen e barit “Ponstan shurup 50 mg/ml”, nga MAH (prodhuesi) dhe distributor farmaceutik, të cilët importojnë këtë bar, si pasojë e tejkalimit të niveleve të ekspozimit ditor të lejuar për Plumb dhe Lithium.

Agjencia nëpërmjet strukturave të saj do të nisë kontrollet në subjektet farmaceutike dhe në rast të konstatimit të tregëtimit të “Ponstan shurup 50 mg/ml”, do të marrë masa në zbatim të legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Njoftohen të gjithë farmacistët që kanë gjendje stok të këtij bari, të mos e tregëtojnë dhe ta kthejnë atë pranë distributorit të autorizuar. Ju Faleminderit!
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë


PRESIDENTE
Diana TOMA
Të nderuar kolegë,

Pranë UFSH vijojnë të përcillen ankesa nga individë, institucione dhe media mbi kequshtrime të profesionit në disa subjekte farmaceutike, që kanë të bëjnë me dhënien e shërbimit farmaceutik nga persona që nuk e kanë të drejtën e ushtrimit të profesionit të farmacistit.

Për këtë arsye Urdhri i Farmacistëve, nëpërmjet strukturave përkatëse do kryejë mbikëqyrje profesionale në subjektet farmaceutike, me qëllim evidentimin dhe marrjen e masave ndaj çdo shkelje që cënon rëndë cilësinë e shërbimit dhe shëndetin e popullatës.

Ju rikujtojmë se bazuar në nenin Neni 6 të Ligjit Nr. 9150, datë 30.10.2003, ‘Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, “1. Asnjë individ nuk mund ta ushtroje profesionin e farmacistit në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Farmacistëve. 2. Punëdhënësit në institucionet a ndërmarrjet shtetërore ose publike dhe në subjektet private ndalohen t'i punësojnë ata në kundërshtim me këtë dispozitë”

Gjithashtu në Nenin 40 pika 3 të Ligjit Nr. 105/2014, Datë 31.07.2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”, përcaktohet se “Drejtuesi teknik i farmacisë është përgjegjës për të gjithë veprimtarinë teknike dhe profesionale që zhvillohet në farmaci”

Funksioni i drejtuesit teknik është mbi të gjitha përgjegjësi ligjore dhe profesionale, prandaj ju këshillojmë që përpara se të firmosni për këtë funksion të siguroheni se subjekti farmaceutik do ta kryejë aktivitetin konform legjislacionit farmaceutik në fuqi.

Në rastet kur drejtuesi teknik konstaton se subjekti farmaceutik nuk i zbaton normat ligjore duhet të ndërpresë marrëdhëniet e punës dhe të informojë organet kompetente.

Masat që merren ndaj shkeljeve të rënda të legjislacionit farmaceutik janë të parashikuara në Nenin 19 të Statutit të Urdhrit, konkretisht:

a) Kur në farmaci gjendet duke shërbyer një person jo farmacist, farmacistit që kryen funksionin e drejtuesit teknik i hiqet kjo e drejtë për një periudhë 3 vjeçare.

b) Kur deklaratat e bëra tek Formulari i Deklarimit të Ndryshimeve janë të rreme, farmacistit që kryen funksionin e drejtuesit teknik i hiqet kjo e drejtë për një periudhë 3 vjeçare.

c) Kur në farmaci gjendet, në mënyrë të përsëritur, duke shërbyer një farmacist pa qenë anëtar i Urdhrit të Farmacistëve, farmacistit që kryen funksionin e drejtuesit teknik I hiqet kjo e drejtë për një periudhë 1 vjeçare.

Duke e konsideruar ruajtjen e cilësisë së lartë të shërbimit si një të drejtë dhe detyrë të përbashkët, të gjithë koleget janë të lutur të respektojnë rregullat dhe normat në fuqi si dhe të percjellin, prane UFSH në mënyrë shkresore ose elekronike rastet e shkeljeve të rënda.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin,
Ju urojmë punë të mbarë!
Të nderuar kolegë,

PËRDORIMI I ANTIBIOTIKËVE TË KLASËS SË FLOURKINOLONE DUHET TË KUFIZOHET
EMA ka rivlerësuar efektet e padëshiruara lidhur me përdorimin e antibiotikëve të klasës së Kinoloneve dhe Flourkinoloneve të administruara në rrugë orale, intravenoze ose inhalatore.
Efektet e padëshiruara të shfaqura në mënyrë të përsëritur, kanë sjellë pezullimin ose kufizimin e përdorimit të antibiotikeve të klasave Kinolone dhe Flourkinolone.

Komiteti i Barnave për Përdorim të Vlerësimit Human të EMA (CHMP) ka konfirmuar rekomandimin e Komitetit të Vlerësimit të Riskut për Farmakovigjilencë (PRAC) dhe ka arritur në përfundimin që Autorizimi për tregtim i barnave që përmbajnë cinoksacina, flumekina, acid nalidiksik e acid pipemidik duhen pezulluar.

I. INFORMACIONI PËR PACIENTËT
- Barnat që i përkasin klasës së flourkinoloneve (ciprofloksacinë, levofloksacinë, moxifloksacinë, norfloksacinë, pefloksacinë, prulifloksacinë dhe rufloksacinë) mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara nga përdorimi i përsëritur ose për një kohë te gjatë duke prekur tendinat, muskujt, artikulacionet, sistemi nervor...

Lexojeni të plotë

Të nderuar kolegë,

Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, bazuar në ligjin Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik, ka miratuar Formularin e ri të Raportimit të Efekteve të Padëshiruara, përshtatur sipas formatit Ndërkombëtar ICH (E2B), i cili ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm të plotësohet nga të gjithë profesionistët e shëndetësisë dhe mbajtësit e autorizimit për tregëtim, në rast të sinjalizimit të një efekti të padëshiruar apo cdo problem lidhur me barin.
Ky formular nuk mund të plotësohet nga pacientët.
Në rast raportimesh nga pacientët, farmacistët janë të lutur të plotësojnë formularin e raportimit, në funksion të përmbushjes së objektivit të përbashkët që është mbrojtja e shëndetit të popullatës.
Për cdo paqartësi në lidhje me plotësimin e rubrikave të formularit dhe dorëzimin e tij, jeni të lutur ti drejtoheni Sektorit të Farmakovigjilencës pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ose në adresën elektronike farmakovigjilenca@akbpm.gov.al

Formulari i Raportimit per dyshime ndaj nje efekti te padeshiruar te barit

KUJTESË!

Të nderuar anëtarë ,
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë , njofton çdo farmacistë që ka kontratë punësimi në pozicionin e Drejtuesit Teknik , apo Farmacistit të punësuar , në Farmaci, Importues & Shpërndarës, Prodhues farmaceutik, apo i punësuar në shtet, se:
Kur ndërpret kontratën e punës me subjektin për të cilin i është lëshuar një Certifikatë për Ushtrimin e Profesionit të farmacistit sipas kontratës së punës, duhet që brenda muajit të ndërprerjes së kontratës së punës , të depozitojë pranë Urdhrit dokumentat e mëposhtme:
1- Çertifikatën origjinale të lëshuar nga Urdhëri.
2- Pagesën e kuotizacioneve deri në momentin e ndërprerjes së kontratës së punës.
3- Formularin e ndryshimeve .
Qëllimi i dorëzimit të këtyre dokumentave është shmangia e detyrimeve financiare për periudhën që nuk ka kontratë punësimi si dhe shmangia e të gjitha përgjegjësive profesionale. E njëjta procedurë vlen edhe për rastet e fillimit të lejes së lindjes. Në rast të mos dorëzimit të dokumentave të mësipër për çdo muaj do ju lindë detyrimi financiarë i kuotizacioneve sipas pozicionit të punës.
Të gjithë këto dokumenta mund të dorëzohen personalisht , nga të afërm ose me postë.
Faleminderit për mirëkuptimin,
Financa e UFSH-së, Tiranë, 05/01/2018


Të nderuar kolegë!

Referuar shkreses Nr. 4873/1 Prot, datë 16.12.2017, të ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në lidhje me interpretimin mbi kriteret që duhet të plotësojë drejtuesi teknik i prodhuesit farmaceutik ju bëjmë me dije se:
Për të marrë autorizimin e prodhimit të barnave, kërkuesi duhet të ketë në dispozicion të paktën një person të kualifikuar në funksionin e drejtuesit teknik, sipas kritereve të përcaktuara në parimet dhe udhëzimet e miratuara të praktikës së mirë. Personi i kualifikuar duhet të ketë një eksperiencë praktike, të paktën, dy vjet në industrinë farmaceutike ose në analizat cilësore të barnave, analizat sasiore të lëndës aktive dhe në testimet dhe verifikimet e nevojshme që garantojnë cilësinë e barit.


Fjala Përshëndetëse e Presidentes Diana Toma, më 25 Shtator, për Ditën Botërore të Farmacistëve

Të nderuar pjesëmarrës!
Shpeshherë, jemi mbledhur në ditë dhe data të ndryshme, për të sjellë pranë njeri- tjetrit, e për të ndarë me njëri-tjetrin, copëza të përvojave profesionale, të arritjeve teknologjike- farmaceutike, mendime dhe propozime, për të cuar edhe më përpara zhvillimin e sektorit tonë, por për herë të parë po mblidhemi në një datë si kjo e sotmja, për t’u fokusuar te figura, e cila përmban shpirtin e profesionit që ne përfaqësojmë e që është ajo e farmacistit...
Lexojeni të plotë
Njoftim

Bazuar në Shkresës Nr. 3329/1 Prot, datë 04.08.2017 të dalë nga Ministria e Shëndetësisë, drejtuar Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, referuar neneve 29 dhe 40 të ligjit Nr. 105/2014, datë 31.07.2014 “Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik”, i ndryshuar,
1. Përvoja e punës që duhet të ketë një farmacist për të qenë drejtues teknik i një subjekti farmaceutik duhet të jetë me kohë të plotë .
2. Drejtuesi teknik i një subjekti farmaceutik e ushtron këtë rol vetëm për një farmaci me kohë të plotë .
Digital Agency Albaniareal estate saranda