NJOFTIM PER REGJISTRIM PER KRYERJEN E PRAKTIKES PROFESIONALE SEZONI: KORRIK–TETOR 2024
Regjistrimet për kryerjen e praktikës profesionale per sezonin Korrik – Tetor 2024 do kryhen në datat 8 dhe 9 Korrik 2024.
Praktika profesionale kryhet në farmacite e rrjetit të hapur ose spitalore nën drejtimin e një farmacisti me jo më pak se 3 (tre) vjet përvojë pune (Një farmacist drejton vetëm një praktikant)
Orari i kryerjes së praktikës është 8:00 – 14:00
Praktikantët për tu rregjistruar për kryerjen e praktikës profesionale duhet të paraqesin personalisht në Zyrën e UFSH dokumentet e mëposhtme:
- Kerkesë (shkarko këtu)
- Vetëdeklarim (shkarko këtu)
- Kontratë tip për kryerjen e praktikës profesionale (shkarko këtu)
- Fotokopje e certifikatës anëtarësimit në UFSH të drejtuesit të praktikës
- Fotokopje te noterizuar të diplomës dhe listës së notave
- Fotokopje e kartes së identitetit
- Raport mjeko-ligjor
- Tre (3) fotografi (3x3.5 cm)
- Mandat pagesën në shumën 10000 lekë në numrin e llogarisë 69623 pranë bankës BKT
Adresa: Rruga Xhanfize Keko Porcelan Tirane.
Kontakt: praktika@ufsh.org.al