PËR NJË NDRYSHIM NË STATUTIN E URDHRIT TË FARMACISTËVE TË SHQIPËRISË
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
URDHRI I FARMACISTËVE
KËSHILLI KOMBËTAR
VENDIM
Nr. 13, datë 23.12.2019
Për një ndryshim në Statutin e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë
Në mbështetje të nenit 11, pika 4, neni 13, të Ligjit Nr. 9150, datë 30/10/2003 “Për Urdhrin e Farmacistëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nenit 25, pika 2, të “Statutit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë”, Këshilli Kombëtar,
VENDOSI:
- Në nenin 19, paragrafi i fundit, pas fjalisë së parë shtohet fjalia: Aplikimi i këtyre masave fillon nga momenti që profesionisti e ushtron profesionin në farmaci.
- Pas nenit 19 të shtohet neni 19/1, me këtë përmbajtje:
- Të gjithë profesionistët farmacistë të cilët nuk e kanë ushtruar profesionin e farmacistit për një periudhën prej më shumë se 3 vjet duhet ti nënshtrohen një praktike profesionale 3 mujore në farmaci. Kjo praktikë do të shoqërohet me një trajnim dhe testim të organizuar pranë Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë për sa i përket aspektit legjislativ në sektorin farmaceutik.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
PRESIDENTE
Diana TOMA