Njoftime

NJOFTIM

Ju njoftojmë se në datën 12 Shkurt 2024 do të zhvillohen provimet për  profesionistët që nuk kanë përmbushur detyrimet e “Programit të Certifikimit për Profesionistët e Shëndetësisë” në zbatim të Ligjit nr.10107 datë 30.3.2009 (i ndryshuar) dhe të VKM Nr.789 datë 22.9.2015 (i ndryshuar). (farmacistët të cilët nuk janë ricertifikuar për shkak të mos plotësimit të krediteve për ciklin 2015 – 2018). 

Provimi i certifikimi do të zhvillohet në datë 12 Shkurt 2024 , ora 10:00 në ambjentet e Fakultetit të Mjekësisë

Regjistrimet për provim bëhen pranë ASCK (ish QKEV) duke paraqitur dokumentet si më poshtë:

1. Kërkesë me shkrim

2. Fotokopje të kartës së identitetit;

3. Fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit.

Në ditën e provimit pjesëmarrësit duhet të kenë me vete:

1. Dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë) ose fotokopje të saj; 

2. Mandatin e pagesës së faturës së provimit të certifikimit;

Pjesëmarrësit duhet të paraqiten në provim së paku 30 minuta përpara fillimit të tij.

Për më shumë detaje ju lutemi klikoni në linku e mëposhtëm:

https://asck.gov.al/te-reja/

2

Shkurt 2024
Digital Agency Albaniareal estate saranda