NJOFTIM PËR PROCESIN E RICERTIFIKIMIT
Njoftohen të gjithë kolegët që iu përfundon leja e ushtrimit të profesionit në datë 31.12.2024, dhe që kanë përmbushur numrin e detyrueshëm të krediteve, se duhet të kryejnë procedurat e ricertifikimit. Afati i dorëzimit të dokumentave fillon më datë 10 qershor 2024 dhe përfundon më datë 31 korrik 2024.
Kolegët të cilët i nënshtrohen procesit të ricertifikimit sipas ciklit individual dhe që ju përfundon leja e ushtrimit të profesionit përpara datës 31.12.2024, duhet të dorëzojnë dokumentacionin për riçertifikim në periudhën 05 - 30 qershor 2024.
Dokumentacioni i nevojshëm për ricertifikim është:
- Formulari i ricertifikimit (shkarko këtu)
- Fotokopjen e certifikates së regjistrimit të subjektit në QKB;
- Fotokopjen e licensës së QKB-së (ish QKL);
- Fotokopjen e kartës së identitetit;
- Mandatin e pagesës së kuotizacioneve ndaj UFSH-së deri më 31.12.2024;
- Mandatin e pagesës për rinovimin e Lejes së Ushtrimit të Profesionit me vlerë 5 000 lekë, bazuar në Vendimin nr.4, dt 03.12.2014 (shkarko këtu);
- Raport mjeko – ligjor;
- Deklarata e pronarit të subjektit farmaceutik, kur pronari nuk është farmacist (shkarko këtu);
- dy fotografi (me veshje serioze) të përmasave 3x3.5 cm;
- Anëtarët që ushtrojnë funksionin e drejtuesit teknik duhet të dorëzojnë gjithashtu: - Vetëdeklarim për Drejtuesin Teknik, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar (shkarko këtu); - Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore (pas datës 01.01.2012), i shkarkuar nga e-Albania;
- Drejtuesi teknik është përgjegjës për gjithë veprimtarinë profesionale dhe teknike që zhvillohet në subjektin farmaceutik për të cilin është certifikuar.
- Drejtuesi teknik e ushtron profesionin me kohë të plotë dhe vetëm në subjektin farmaceutik për të cilin është certifikuar.
- Subjekti farmaceutik ku drejtuesi teknik nuk është pronar, duhet që përveç drejtuesit teknik, të ketë të paktën edhe një farmacist të punësuar.
- Individët që ushtrojnë profesionin e farmacistit, nuk duhet të jenë anëtarë të urdhrave të tjerë profesionalë të shëndetësisë.