NJOFTIM PËR BLERJE AMBIENT PËR ZYRA
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, ent publik i krijuar me ligj, kërkon të blejë një ambient për zyra në qytetin e Tiranës, për ushtrimin e veprimtarisë së vet.
Ambjenti duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Të jetë i përfunduar ose në fazë përfundimtare;
- Të jetë në zonë të aksesueshme;
- Të jetë 150 m² – 170 m² sipërfaqe e shfrytëzueshme;
- Të jetë në katin e parë ose në katin e dytë, me hyrje të ndarë veçmas nga banorët;
- Preferohet të disponojë certifikatë pronësie.
Mënyra e financimit të objektit do të jetë me kredi.
Nëse Ju dispononi një ambient të tillë, të përshtatshëm për zyra, që plotëson kriteret e mësipërme, jeni të ftuar të paraqisni ofertën tuaj ekonomike, brenda datës 12 tetor 2024.
Oferta mund të dërgohet në adresën e emailit:
info@ufsh.org.al ose me postë në adresën:
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë
Rruga Xhanfize Keko, Porcelan
Tiranë
Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë
Rruga Xhanfize Keko, Porcelan
Tiranë