Evente

Aktivitet me titull: “Ndikimi i ndryshimeve ligjore në taksimin e të ardhurave për profesionistët e sektorit farmaceutik”.

Të nderuar kolegë!

Në kuadër të edukimit në vazhdim, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë do të organizojë online, në kohë reale, aktivitetin me titull: Ndikimi i ndryshimeve ligjore në taksimin e të ardhurave për profesionistët e sektorit farmaceutik. Ky aktivitet do të mundësojë përvetësimin e njohurive lidhur me ndryshimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, ligj i cili hyn në fuqi më data 01 janar 2024. 

Aktiviteti do të zhvillohet në datën 07 Nëntor 2023 dhe do të përsëritet ne datat 14, 16, 21 dhe 23 Nëntor 2023. Ky aktivitet është në process akreditimi nga ASCK me 3 kredite. 

Koston e këtij aktiviteti e mbulon Urdhri i Farmacistëve për të gjithë anëtarët aktiv.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet duhet të kenë të likuiduara kuotizacionet ndaj UFSH, deri në muajin dhjetor 2023 (të vërtetuar me mandatin e bankës, të cilin duhet ta ngarkoni gjatë procesit të regjistrimit).

Për të gjithë pjesëmarrësit të cilët nuk e ushtrojnë profesionin aktualisht dhe kanë dorëzuar çertifikatën pranë UFSH-së, por dëshirojnë të ndjekin aktivitetin, aktiviteti ofrohet kundrejt një pagese prej 500 lekë, prandaj në momentin e regjistrimit duhet të ngarkoni kopjen e mandat pagesës.

Aktiviteti do të zhvillohet në platformën Microsoft Teams.

Ju duhet të bëni regjistrim paraprak në link-et e mëposhtme, nga data 17 tetor 2023 deri më datë 02 Nëntor 2023, në orën 14:00.

Ju duhet të regjistroheni vetëm në njërën nga datat që dëshironi të ndiqni aktivitetin. Numri i pjesmarrësve në një ditë të zhvillimit të aktivitetit është i kufizuar në 100 pjesëmarrës, prandaj në momentin që regjistrohen 100 anëtarët e parë linku nuk do të jetë më i disponueshëm për atë datë. Ju lutemi mos u regjistroni në më shumë se një nga datat e përcaktuara në mënyrë që të mos i hiqni të drejtën kolegëve të tjerë që dëshirojnë të ndjekin aktivitetin.

Për të ndjekur aktivitetin në datën 07 Nëntor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 07 Nëntor

Për të ndjekur aktivitetin në datën 14 Nëntor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 14 Nëntor

Për të ndjekur aktivitetin në datën 16 Nëntor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 16 Nëntor

Për të ndjekur aktivitetin në datën 21 Nëntor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 21 Nëntor

Për të ndjekur aktivitetin në datën 23 Nëntor, ju lutemi regjistrohuni në linkun e mëposhtëm:

Aplikim data 23 Nëntor

Për detaje të mëtejshme do të njoftoheni në vijimësi nëpërmjet e-mailit me të cilin do të regjistroheni në aktivitet.

23

Nentor 2023
Digital Agency Albaniareal estate saranda