Njoftime

Fjala Përshëndetëse e Presidentes Diana Toma, më 25 Shtator, për Ditën Botërore të Farmacistëve

Të nderuar pjesëmarrës!


Shpeshherë, jemi mbledhur në ditë dhe data të ndryshme, për të sjellë pranë njeri- tjetrit, e për të ndarë me njëri-tjetrin, copëza të përvojave profesionale, të arritjeve teknologjike- farmaceutike, mendime dhe propozime, për të cuar edhe më përpara zhvillimin e sektorit tonë, por për herë të parë po mblidhemi në një datë si kjo e sotmja, për t’u fokusuar te figura, e cila përmban shpirtin e profesionit që ne përfaqësojmë e që është ajo e farmacistit.


Vë theksin te kjo datë, pasi që prej vitit 2010, 25 shtatori më shumë se kujtdo, të cilin e lidhi fati rastësisht me këtë datë, na takon ne farmacistëve, pasi u vendos që të jetë dita ndërkombëtare e farmacistëve. Ky propozim, I cili u bë në Kongresin e FIP, në vitin 2009, I mbajtur në Stamboll e që më pas u votua pozitivisht, e bëri figurën tonë, të ketë një ditë simbol të vetën.


25 shtatori, nuk ishte një zgjedhje rastësore, por ishte data e cila, mbase është më kuptimplota për një përfaqësim ndërkombëtar të farmacistëve pasi, në 25 shtator të vitit 1912 u krijua FIP, një mekanizëm mbarëbotëror, i lidhjes së farmacistëve ndërkombëtar me njëri- tjetrin, sa i takon përfaqësimit të tyre profesional.


Kjo organizatë, e cila ka të njëjtën moshë sa dhe shteti ynë, numëron një anëtarësi prej mbi 3 milion farmacistësh, të shpërndarë në të tërë botën dhe që përfaqësojnë të tëra fushat e sistemit farmaceutik si:


-         fusha akademike,

-         klinike,

-         farmacite e rrjetit te hapur,

-         informimi mbi barnat dhe shendetin,

-         farmacite spitalor,

-         industrite farmaceutike,

-         fushat e analizes dhe kontrrollit te barnave,

-         bioteknologjia,

-         zbulimin e barnave,

-         formulimi dhe teknologjia farmaceutike,

-         produktet natyrore,

-         farmakokinetika, farmakodinamika dhe sistemet farmakologjike,

-         shkencat rregullatore,

-         terapite e personalizuara etj.


Në mënyrë modeste dhe farmacistët shqipëtar, bëjnë pjesë në këtë organizatë. Aktualisht, në vendin tone regjistrohet një numër prej 3202 farmacistësh, ndër të cilët, 2160 janë pjesa vitale e shërbimit farmaceutik. Farmacistin shqiptar, sot e gjen në:


-         rrjetin e hapur,

-         atë spitalor,

-         importues dhe shpërndarës farmaceutik,

-         përfaqësi farmaceutike,

-         institucione shtetërore, të cilat merren si me politikat e zhvillimit të këtij sistemi, si me kontrrollin e tij si dhe me menaxhimin e barnave brenda këtij sistemi.

-         Industri farmaceutike


Ky realitet i sotëm zhvillimi, u parapri dhe u ngrit mbi atë që breza të mëhershëm të farmacistëve shqipëtar ngritën. Këta breza të cilët hodhën themelet e institucioneve të para akademike shqiptare, hodhën themelet e institucioneve të para profesionale administrative, hodhën themelet e industrive farmaceutike dhe krijuan sistemin shpërndarës së barit nga importuesi apo  prodhuesi e deri te pacienti, si dhe e vunë ate në shërbim të qytetarit, pacientit shqiptar. Ata vune ne sherbim te tij jo vetëm barin, por edhe pjesën më humane të tyre, atë të shërbimit me përulësi dhe devotshmëri karshi pacientit.


Në cdo kohë, figura e farmacistit ka qënë e karakterizuar si profesionist I misionizuar, por që mbetet gjithmonë një student i përjetshëm. Shërbimi farmaceutik, është ndër të paktët shërbime që njeriun e shoqëron që nga momenti I ardhjes në jetë e deri në momentin kur qënia e tij shkëputet nga jeta. Nëse do të pyesim njerëz të ndryshëm, se cfarë tipari do të vinim në dukje për farmacistin si profesionist e më pas këto opinione do ti gruponim, do të dilnim në një bashkësi konkluzionesh si:


Farmacisti është:


-         Një dëgjues i mire për pacientin

-         Një këshillues i mire për të

-         Një orientues drejt zgjidhjes së problemeve shëndetësore por edhe zgjedhes per trajtimin e tyre

-         Garanci për ruajtjen e shëndetit

-         Burim informacioni për pacientin

-         Profesionist që gjithmonë ka një përgjigje për pyetjen e pacientëve.

-         Mundësues i një të jetuari shëndetshëm për ta

Nisur nga sa përmendëm më lartë, me sigurinë maksimale shprehemi se farmacisti, eshte shoqërues I domosdoshëm në rrugëtimin e shëndetshëm jetësor. Ky është një konkluzion i cili farmacistin e vlerëson në kuptimin e përgjithshëm, pasi fushat ku operon farmacisti janë të ndryshme, përfitimet e cdo fushe, po prapë janë të ndryshme, ndërsa grumbullimi dhe më pas sinkronizimi i marrëdhënieve me fushën tjetër brenda sektorit farmaceutik, na jep rezultatin e pritshëm, në funksion të jetës së qytetarit, qoftë ai pacient, qoftë ai i shëndetshëm.


Ky qytetar, marrëdhënien me farmacistin e ka të prekshme, e ka të konkretizuar në shërbimin farmaceutik të rrjetit të hapur, i cili vec faktit që është një dëgjues i mire për pacientin eshte dhe një garanci për të jetuarit shëndetshëm, eshte dhe:


-         Burim informacioni si per kurimin e semundjeve nepermjet perdorimit te sakte te barnave,si per ruajtjen e standarteve te nje jete te shendetshme

-         Frenues per perdorimin pa kriter jo vetem te barnave, por dhe te suplementeve

-         Miremenaxhues i situatave te urgjences qe paraqiten ne farmaci

-         Orientues e keshillues per pacientin kur ka nevoje per te marre nje sherbim shendetesor farmaceutik dhe mjekesor

-         Promovues i te rejave farmaceutike

-         Bashkepromovues i fushatave te ndryshme shendetesore ne sistemin shendetesor

-         Barriera e vetme qe kalon bari, para perdorimit te tij nga pacienti

-         Dhenes i sigurt i barit,por dhe refuzues  ne dhenien e tij

-         Profesionist i zhveshur nga paragjykime qe lidhen me:


·        Gjinine

·        Origjinen

·        Statusin shendetesor

·        Besimin fetar

·        Nivelin shoqeror

·        Arsimimin

·        Mireqenien ekonomike

·        Poziten shoqerore dhe ate politike


-         Profesionist i domosdoshem ne rrugetimin jetesor te njeriut, gjate gjithe ciklit biologjik te jetes se tij.


Jane keto karakteristika, qe profesioni i farmacistit te dyzohet mes profesionit e misionit, e farmacisti te vishet me mantelin e profesionistit te misionizuar.


Sikundër të gjitha shkencat evoluojnë, evoluimi përfshin dhe sektorin farmaceutik. Aktualisht në botë, eksperienca e shërbimit farmaceutik të rrjetit të hapur, kanë pësuar zhvillime dhe sot ky shërbim në rrjetin e hapur mundëson:


1-  Sherbime te cilat ndikojne ne perdorimin e duhur te barnave

·        Shqyrtim i perdorimit te barnave

·        Menaxhimi i hipertensionit

·        Menaxhimi i astmes

·        Menaxhimi i diabetit

·        Komplianca e pacientit ndaj barnave

·        Sherbime te reja

2-  Sherbime te cilat jane te fokusuara te produkti

·        Shperndarja e barnave

·        Grumbullimi i barnave te skaduara

3-  Sherbimi paresor dhe sherbimet shendetesore publlike

·        Vaksinimi

·        Iniciativa te promovimit te shendetit

·        Ndalimi i duhanpirjes

·        Teste te HIV-it

4-  Sherbime te reduktimit te demtimeve

·        Kembimi i shiringave

·        Zevendesimi i opioideve

5-  Sherbime te tjera te avancuara

·        Sherbimet ne shtepi

·        Perseritja e recetave

·        Korrigjimi i terapive te pershkruara

 


Kujdesi farmaceutik, është domosdoshmëri për qytetarin dhe në rastin e hospitalizimit të tij. Eksperiencat botërore, të këtij shërbimi njohin si atribut te farmacistit spitalor dhe keto efekte:


 

1-  Ndikimi ne pershkrime dhe prokurorime

·        Komitetet terapeutike farmaceutike

·        Marrja e vendimeve terapeutike multidisiplinare

2-  Pergatitja dhe shperndarja e barnave

·        Pergatitja e barnave citotoksike

·        Pergatitja e barnave sterile, jo sterile dhe perzierjeve ushqyese

·        Dhenia e barnave per pacientet qe dehospitalizohen

·        Vleresimi i recetave

3-  Monitorimi i perdorimit te barnave

·        Testet klinike

·        Menaxhimi i barnave qe kane tepruar

·        Antibiotikorezistenca

·        Ndihma ndaj departamenteve te urgjences

4-  Sherbime dhe aktivitete te tjera

·        Testet farmakogjenomike

·        Menaxhimi i historikut terapeutik

·        Monitorimi i perdorimit te barnave

·        Monitorimi i farmakokinetikes

·        Raportimi i barnave jo cilesore (farmakovigjilenca)


Po ti referohemi realitetit shqipetar, duke u bazuar ne kapacitetet profesionale të farmaceutikës shqiptare shprehem me bindje se dhe për farmacistin shqiptar për shërbimin që ai ofron ka ardhur momenti për të bërë një ripërmasim të funksioneve të tij, gjithmonë paraprirë nga ligji dhe rregulloret. Kjo gjë jo vetëm që do të cojë figurën e farmacistit dhe të shërbimit të hecin me hapat e kohës, jo vetëm do sinkronizojë zhvillimin e sistemit farmaceutik me atë të shkencave të tjera mjekësore, por do të plotësojë më mire koncektin bazë që ka sistemi shëndetësor në tërësi që është pacienti në qendër dhe gjithcka për pacientin.


Realizimi nga ana jonë e figures së profesionistit të jep kënaqësi njerëzore, ndërsa vënia në shërbim e jetës së njeriut e të tëra kapaciteteve tona profesionale, të jep ndjesi që vec një profesionist i shëndetësisë mund ti perceptojë.


Te nderuar kolege farmaciste dhe pjesemarres!


Jeta në komunitet, simbolikën e datave e përdor për të veçuar, identifikuar, vlerësuar gjëra të rëndësishme. Në komunitetin tonë, të dashur kolegë farmacistë, i shtrirë ky jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin, pavarësisht datës së ndryshme që kanë diplomat tona, pavarësisht numrit të ndryshëm të eksperiencave profesionale që ne kemi, pavarësisht fushave të ndryshme brenda sistemit farmaceutik ku ne kemi zgjedhur të jemi pjesë dhe të ofrojmë e aplikojmë dijet tona, të tërë ne, kemi një ditë dhe datë të vetme, që na përfaqëson në profesionin tonë të misionizuar, profesionin e farmacistit.


25 Shtatori është dita ndërkombëtare e farmacistëve, ndaj e uroj këtë datë për të tërë ju të nderuar kolegët e mi, me besimin maksimal se ju e përfaqësoni atë çdo ditë të vitit si profesionist misionar. 

 

Gëzuar!

9

Tetor 2017
Digital Agency Albaniareal estate saranda